Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencën për dosjen e grupit të Laert Haxhiut.
Bëhet e ditur se Prokuroria ia ka kaluar dosjen e kësaj çështje SPAK. 11 të arrestuarit e bandës së Laert Haxhisë janë në burg pasi arrestohen për vrasje, grup të strukturuar kriminal, vendosje eksplozivësh dhe vjedhje.
Në burg janë Artan Tafani, Erisiana Abedini, Lulzim Spahia, Ligor Romaçka, Bujar Abedini, Bledar Berberi, Mariglen Topuzi, Enriko Xhahysa, Klea Xhafa, Idriz Manaj dhe Fatjon Haxhiu.
Ndërsa Laert Haxhiu u fundos përfundimisht pas dëshmisë së të penduarit Artan Tafani, i cili tregoi përfshirjen e të dyve, por edhe një grupi të madh personash në 16 ngjarje kriminale, mes të cilave 4 vrasje në Shqipëri dhe 2 të tjera në Greqi.
Haxhiu i cili ndodhet aktualisht në Greqi, do të ekstradohet drejt Shqipërisë. Ky vendim u mor pak ditë më parë nga Gjykata greke./Albeu.com