Prokurori kërkon 30 vjet burg për ish-oficerin që vrau George Floyd

Prokuroria ka kërkuar 30 vjet burg për vrasësin e George Floyd, ish-oficerin Derek Chauvin.

Chauvin u dënua për vrasjen në prill dhe pritet të marrë dënimin e formës së prerë më 25 qershor, informon albeu.com.

Sot Prokuroria tha se vrasja kishte “tronditur ndërgjegjen e Kombit” dhe kërkoi një dënim të gjatë.

Por mbrojtja e përshkroi vrasjen si “një gabim të bërë me mirëbesim” bazuar në trajnimin e Derek Chauvin.

Vrasja e George Floyd  në maj të 2020 shkaktoi zemërim global dhe një valë demonstratash kundër racizmit dhe përdorimit të forcës nga policia.

Chauvin dhe tre ish-oficerë të tjerë akuzohen edhe për shkeljen e të drejtave civile të George Floyd./albeu.com


Shtuar 3.06.2021 12:43