Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur kundër projektligjit për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.
Sipas tij, ky ligj do të legalizojë trafikun e drogës në Shqipëri.
“Projektligji është legalizimi De fakto i trafikut të drogës në Shqipëri, sepse dihet botërisht që kanabisi mjekësor ka përdorim shumë të kufizuar dhe vetëm eksperimental dhe Shqipëria dihet që nuk ka kapacitete eksperimentale dhe përpunuese dhe vetë tregu botëror është shumë shumë i kufizuar.
Është shumë e qartë që legalizimi i drogës nga qeveria e Ramës është vetë legalizimi i narkoshtetit që blen zgjedhjet, që shpopullon Shqipërinë duke larguar qindra mijëra shqiptarë dhe i hap narkotrafikut autostrada pa fre dhe pa kontroll, duke i krijuar mundësinë ta shndërrojë Shqipërinë në bazën më të madhe të narkotrafikut në Europë”, shprehet Meta.