Projekt-buxheti 2022, Kumbaro: Prioritet, menaxhimi i mbetjeve

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se në miratimin e projekt-buxhetit të vitit 2022 është vendosur në fokus edhe menaxhimi i mbetjeve.

“Detyrimi që kemi para qytetarëve do të jetë e harmonizuar për buxhetin e qeverisë ku do të ketë fond rezervë për mbetjet që do të ecë paralelisht me bashkitë.

Po kështu, në përgatitje të sezonit turistik do të kemi projekt të ri që do të fillojë në krye të vitit 2022, kur do të bëhet rikualifikim në portat hyrëse në Shqipëri, për të dhënë ndjesinë e mirë për turistët. Prioriteti për menaxhimin e mbetjeve, turizmit gjetën vend në buxhetin e vitit 2022”, tha Kumbaro./albeu.com


Shtuar 22.10.2021 17:41