Progres-raporti i KE: Sulmet ndaj gazetarëve nuk kanë marrë asnjë dëmin

Në progres-raportin e Komisionit Europian është prekur edhe çështja e lirisë së medias në Shqipëri. Në raport thuhet se sulmet e raportuara kundër gazetarëve nuk kanë rezultuar në asnjë dënim përfundimtar.

“Atmosfera e sulmeve verbale, fushatave shpifëse dhe akteve të frikësimit ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar. Tensionet midis aktorëve politikë dhe gazetarëve janë rritur gjatë krizës COVID-19 dhe në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare. Sulmet e raportuara kundër gazetarëve nuk kanë rezultuar në asnjë dënim përfundimtar. Hapat për ta bërë plotësisht funksionale autoritetin rregullator audio-viziv duhet të ndërmerren në një mënyrë që siguron pavarësinë dhe legjitimitetin e tij. Pavarësia, standardet profesionale dhe qëndrueshmëria financiare e transmetuesit të shërbimit publik duhet të forcohen.

Pas opinionit të pafavorshëm të Komisionit të Venecias dhe kritikave të gjera mbi projekt -ndryshimet në ligjin për mediat që synojnë rregullimin e mediave online dhe disa aspekte të “shpifjes”, përfaqësuesit e shumicës qeverisëse u angazhuan publikisht për të siguruar që çdo legjislacion i ri për mediat të jetë në përputhje me Rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe në konsultim me organizatat e medias. Qeveria e rishqyrtoi çështjen dhe Kuvendi nuk iu kthye çështjes” thuhet në raport./albeu.com

 

 


Shtuar 19.10.2021 17:15