Ditën e sotme është prezantuar Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve. Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu foli për të rejat e këtij program kombëtar. Portofol digital për mësuesit ku do të regjistrohen kreditet e trajnimit të mësuesit dhe jo vetëm Parashikohen dhe role të reja në shkollë, një prej tyre do të jetë mësuesi mentor.
I pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili tha se nevoja për tu adaptuar me kohën ka qenë shumë më e përballueshme disa kohë më parë, se sa është sot.
Rama: Sot është gati e papërballueshme nevoja për tu apdatuar, sepse prurja e jashtëzakonshme e informacionit, ku teknologjia po merr gjithmonë e më shumë një rol të jashtëzakonshëm, janë të tilla që realisht vënë në pikëpyetje shumë nga gjërat që ne i kemi marrë për të palëvizshme. Nga ana tjetër na vë para sfidës së madhe që të ruajmë disa themele dhe disa ekuilibra të cilët janë më të kërcënuar se kurrë. Por roli i mësuesit nuk është vënë në pikëpytje. Përkundarzi është vënë në pah domosdoshmëria për të fuqizuar rolin e tyre dhe t’i japim sat ë mundemi forcë dhe aftësi për tu përballur me atë që koha sjell përpara sistemit arsimor. Do bëjmë të pamundurën që në këtë fazë të rrisim mbështetjen për shkollën dhe për mësuesit.
Kreu i qeverisë u ndal edhe te rritja e pagave për mësuesit. Ai tha se pëvreç pagës uniforme, të ketë edhe nivele të ndryshme pagash sipas meritës, kontributit dhe kuafilikimeve.
Rama: Për këtë na duhet një sistem i besueshëm kaulifikimesh, na duhet një sistem trajimesh, një sistem kreditesh. Ministrja përmendi portofolin digjital i cili ka nisur të strukturohet, por janë një sërë elementësh që duhen vënë në vijë. Ne besojmë që mund t’ia dalim kësaj sfide. Është e madhe dhe e fortë, por besojmë se do t’ia dalim nëse edhe e gjithë trupa drejtuese e sistemit arsimor vihet në dispozicion të kësaj sfide./albeu.com