Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton të gjithë pasagjerët se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, fluturimet do të vazhdojnë sipas planit dhe ju kërkon atyre të jenë të pranishëm në aeroport 2 orë e gjysmë përpara për të shmangur çdo shqetësim
“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton të gjithë pasagjerët se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, operimet vazhdojnë pa vonesa në aeroport. Fluturimet vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 2:30 orë përpara për të shmangur çdo shqetësim”, thuhet në reagim.
Kujtojmë se sistemi TIMS ka dalë jashtë funksioni dhe dyshohet se ka rënë pre e sulmeve kibernetike./albeu.com