Hoxha për kaosin në Rinas: Mos luaj me zjarrin, me ujin dhe me shtetin që vdes të duket klonim i Erdoganit (FOTO LAJM)

Artan Hoxha ka komentuar kaosin në Aeroportin e Rinasit ku pas një bojkoti nga ana e kontrollorëve, qeveria mori masa për rinisjen e fluturimeve duke i zëvendësuar ata me kontrollorë nga Turqia.

Hoxha citon një shprehje popullore ku thotë se nuk duhet luajtur me zjarrin, ujin dhe me shtetin, ndërsa shton se nuk duhet luajtur veçanërisht me shtetin tonë që vdes të duket klonim i Erdoganit.

“Populli yne i rrahur me vaj dhe me uthull thote: “Mos luaj me zjarrin, me ujin dhe me shtetin”… Sidomos me kete kodosh shtet, qe vdes të duket klonim i Erdoganit…”, shkruan Artan Hoxha.


Shtuar 8.04.2021 17:45