Probleme në rrjet, gjysma e Tiranës pa energji elektrike në mes të vapës

Disa zona në Tiranë kanë pësuar ndërprerje të energjisë elektrike ditën e sotme ndërsa në disa të tjera vijon të mos ketë energji elektrike.

Kjo si pasojë e një problemi në linjën 110kV të OST.

Me anë të një njoftimi OSHEE bën me dije se po punohet për fidrat e mbetur ende të stakuar ndërsa zonat që i mungon ende energjia janë: Selita, Kodra Diellit, zona pranë Fabrikës së Miellit në drejtim te Unazes se Re, Rr Kongresi I Lushnjes, Rr Ndre Mjeda,Rr Frosina Plaku,Rr Ylbere Bylykbashi, Rr Frederik Shiroka, Komuna Parisit, Osman Myderizi, Grigor Heba, Margarita Tutulani, Dora Distria dhe Shkolles Kristal.

Njoftim

Sot rreth orës 16:30 për shkak të avarisë në linjën 110kV të OST mbetën pa energji elektrike Nst Selitë, Ndroqi, Tec Kombinat dhe Spitalla (Durrës). Pasi u kryen monovrimet operative për selektimin e pjesës së dëmtuar nga ana e OST, u bë e mundur rikthimi i energjisë pas rreth 20 minutash, tek të gjitha n/stacionet, veç atij të Selitës që furnizon zonën jugperëndimore të Tiranës.

Aktualisht, Nst Selitë ka marë pjesërisht energji elektrike dhe po punohet për fidrat e mbetur ende të stakuar. Zonat pa energji elektrike: Selita, Kodra Diellit, zona pranë Fabrikës së Miellit në drejtim te Unazes se Re, Rr Kongresi I Lushnjes, Rr Ndre Mjeda,Rr Frosina Plaku,Rr Ylbere Bylykbashi, Rr Frederik Shiroka, Komuna Parisit, Osman Myderizi, Grigor Heba, Margarita Tutulani, Dora Distria dhe Shkolles Kristal.


Shtuar 21.07.2023 19:00