Probleme mendore apo sulm? Meta: Ai është bashkëpunëtor i policisë kriminale, kartela është justifikim

Ditën e sotme një incident ka ndodhur në protestën e opozitës, ku Gert Shehi ka qëlluar me grusht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Pranë tij ndodhej edhe kreu i Partisë së Lirisë, i cili tashmë po mban një konferencë me gazetarët.

I pyetur nga gazetarët nëse ishte sulm apo i riu vuante nga probleme mendore, Meta u përgjigj duke i thënë se ai është bashkëpunëtor i policisë kriminale, kartela është justifikim.

Probleme mendore apo sulm i kooordinuar?

Meta: Mund të them se kemi të bëjmë me një aksion të mirëorganizuar shtetëror dhe policor, ai është bashkëpunëtor i policisë kriminale.

Është kamufluar si pjesë e medias dhe në një moment të caktuar ka bërë veprime pa gjakftohtësi. Për sa i takojnë alibie të kartelave janë justifikuese.

Ai ishte vetë Edi Rama njeri pa besë, burracak dhe shkelës i kushtetutës dhe kodit moral. Kjo nuk justifikohet as me kartelë./albeu.com