Probleme me pasurinë, shkarkohet gjyqtarja Rexhina Merlika 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyre gjyqtaren Rexhina Merlika, për shkak se ka shfaqur probleme me një nga tre shtyllat e rivlerësimit, atë të pasurisë.

Sipas relatimit, subjekti nuk kishte arritur të vërtetonte burimin e ligjshëm të disa huave dhe një pjese të dhurimeve nga vëllai, të cilat nuk ishin konsideruar në analizë financiare.

Ndërsa gjyqtarja Merlika pretendoi se kishte arritur të kundërshtonte barrën e provës me prova të reja, të cilat i kishte siguruar pasi ishte njohur me raportin paraprak të Komisionit. Komisioni nuk ka gjetur indicie në informacionin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, si dhe nuk u evidentuan gjetje domethënëse në kriterin e profesionalizm

Rexhina Merlika e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989 si prokurore dhe është emëruar kryetare e Gjykatës së Krujës në vitin 1993. Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Merlika u krye nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Roland Ilian dhe anëtare Pamela Qirkon. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Elka Ermenkova.

 


Shtuar 13.03.2023 10:43