Parlamenti pritet që pasditen e sotme të votojë Bajram Begajn si Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë.
Bëhet me dije se Begaj do të heqë dorë nga të gjithë postet e shfet të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe grada gjeneralmajor.
Mësohet se ai të heqë dorë pak para votimit në Parlament, po për këtë duhet edhe “bekimi” i presidentit aktual Ilir Meta.
Arsyeja?
Duke qenë se detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe gradën gjeneralmajor, Begaj e ka marrë me dekret të Presidentit Meta, edhe dorëheqja e tij nga këto poste duhet të bëhet me dekret presidencial.
Kjo nuk dihet nëse mund të krijojë ndonjë ngërç procedural.
Në mbledhjen e grupit parlamentar, Taulant Balla tha se ka vetëm 90 minuta kohë që Meta të bëjë lirimin.
“Kandidati ka depozituar kërkesën e tij për dorëheqje nga detyra kështu që është një aspekt i rëndësishëm por në legjislacionin përkatës ligji për FA ushtarakët duhet të japin dorëheqje para se të emërohen apo zgjidhen. Kjo procedurë do të përfshijë brenda orëve në vijim edhe president aktual që duhet të bëjë lirimin. Kjo mendoj unë nuk duhet të jetë një betejë e radhës. Kemi menduar edhe mënyrën e zgjidhjes nëse na krijohet ndonjë ngërç me presidentin”, tha Balla. /albeu.com