Prishtina është shpallur kampione e Superligës së Kosovës, për herë të parë pas shtatë viteve.
Kryeqytetasit kanë fituar në transfertë 1-2 ndaj Gjilanit dhe tashmë kanë siguruar titullin kampion.
Kryeqytetasit kishin nevojë për vetëm një pikë nga kjo përballje për ta siguruar matematikisht titullin, por nuk i lanë asgjë rastit duke fituar me pikët e plota.
Golat nga Mici 15′ dhe Abazi 40′, ia siguruan fitoren e madhe kryeqytetasve, të cilët sot mbulohen në lavdi.