Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur e armë zjarri mbrëmjen e djeshme, 22 nëntor, në Katalonjë të Spanjës.
Atentati ndodhi në përroin Montalegre, afër rrethrrotullimit të Dalt, B-20 dhe dyshohet se shkak është bërë prishja e pazareve të drogës.
Sipas medieve të huaja, jeta e shqiptarit nuk është në rrezik.
Policia ka hapur një hetim dhe ka marrë deklaratën e të plagosurit ndërsa është në kërkim të autorit/autorëve të ngjarjes./albeu.com