Shqiptarja Klaudia Lata, vetëm 21 vjeçe, ishte ndër viktimat e aksidentit tragjik të trenave në Lairsa të Greqisë.
Mediat fqinje shkruajnë se Klaudia ka lindur në Larisa, ku ka marrë nënshtetësinë greke. Prindërit e saj kanë një dyqan mishi në të njëjtin qytet.
Ajo vetë ishte një studente e shkëlqyer dhe vazhdonte Degën e Mjekësisë në Shkollën Ushtarake të Korpusit Oficer dhe ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë të AUTH-së.
Studentja shkoi në Patra dhe hipi në tren për t’u kthyer në shkollën e saj.
Prindërit e saj, të cilët jetojnë në një fshat të Larisës, i kërkuan asaj të kalonte edhe pranë tyre.
Megjithatë, ajo nuk pranoi, për të shkuar më shpejt në Selanik. Siç u shpjegoi, donte të pushonte edhe disa orë, për të filluar leximin. Por fati kishte plane të tjera.
Klaudia kishte dy vëllezër e motra, motrën e saj Xheni dhe Elvisin. /albeu.com