Sulmi ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha ka sjellë reagime në vend dhe jashtë saj. I fundit i cili ka dënuar këtë ngjarje të rëndë ishte, Princ Leka. Ai është shprehur se është një akt i shëmtuar i dënueshëm dhe i pafalshëm.
“Akti i djeshëm i dhunshëm ndaj Dr.Berishës, është një akt i shëmtuar, i dënueshëm e i pafalshëm. I ëish Dr. Berisha a sëift recovery and good health”, shkruan Princ Leka.
Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.