Berisha: Kam kuptuar që para zgjedhjeve të 2017 se Basha nuk mund të bëhej kurrë lider

I ftuar në Syri TV ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se e ka kuptuar se Lulzim Basha nuk mund të ishte lider që para zgjedhjeve të 2017.

“Kam kuptuar që para zgjedhjeve të 2017 se Basha nuk ishte lider sepse ai shndërroi PD në një sipërmarrje. Humbi zgjedhjet dhe i kërkova të largohej. Unë ndjek shumë zgjedhjet dhe fushatat kudo në botë. Janë një univers. Isha i sigurt që Basha kurrë nuk bëhej lider. Por pse unë isha i sigurt, nuk mund t’ia privoja publikisht. Zgjedhjet fitohen dhe kur kryetari nuk është lider. Kjo u provua në Francë. I kisha thënë dil thuaju shqiptarëve që unë jam një njeri normal. Pas zgjedhjeve mësova që pollët që e paraqisnin këtë si lider, i bënte kompania e tij. Kishte një person në një universitet privat dhe i bënte vetë. Në këtë mënyrë ai paraqitej se po ngjitje, por doli se vetëm 19% e votuesve demokratë e votuan si lider”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 13.12.2021 21:16