Princ Harry: Pija alkool për të kaluar traumën e vdekjes së nënës. Mendova edhe drogën

Duka i Sussex, princ Harry ka thënë se për të kaluar traumën e vdekjes së nënës së tij, ka pirë alkool të fortë për javë të tëra.

Princ Harry thotë se e kishte menduar edhe drogën, vetëm që të mos ndjente dhimbje dhe pikëllim.

Duka e ka treguar këtë gjatë një interviste të dhënë për Oprah Ëinfery, dedikuar shëndetit mendor. Ai gjithashtu ka folur për sulmet e ankthit dhe depresionit gjatë asaj kohe.

Diana, Princesha e Uellsit, vdiq në një aksident me makinë ndërsa ndiqej nga fotografët në Paris në Gusht 1997./albeu.com

 

 

 

 

Shtuar 21.05.2021 11:02