Pretendonin se ishin vajzat e Maradonës, dalin përgjigjet e ADN-së

Pritja mbaroi dhe më në fund u bënë të ditura rezultatet e ADN-së së Eguenia Laprovittola dhe Magali Gil, të cilat donin të dinin nëse ishin vajzat e Diego Maradonës, i cili vdiq më 25 nëntor 2020.

Tani, sipas informacioneve që u konfirmuan në “La Nacion” mga Mario Baudry, partneri dhe avokati i Veronica Ojeda, nëna e djalit më të vogël Diez, asnjëra prej tyre nuk është vajza e legjendës së futbollit.

“Ne e prisnim këtë rezultat sepse në këtë rast nuk ka asnjë fakt konkret apo juridik që tregon se ato ishin vajzat e Diegos”, siguroi avokati. Nga ana tjetër ai vazhdoi: “Nuk ka asnjë dëshmitar, asnjë histori që i vendos nënat e tyre me Diegon. Me kërkesën tonë, ekspertiza është shumë e plotë, ndaj i kemi i hequr të gjitha dyshimet. Ekspertiza është përfundimtare, ato nuk janë fëmijët e Diegos”.

Në dokumentet gjyqsore që përcaktojnë lidhjen biologjike, u përcaktua se profilet gjenetike të Maradonës me Gil dhe Laprovittola nuk janë të përputhshme.

Dokumentet thonin se rezultatet e vëzhguara përjashtojnë Diego Armando Maradonën si babai i mundshëm i Magali Alejandra Gil dhe Eguenia Mailen Laprovittola./ h.ll/albeu.com

Shtuar 23.06.2022 09:17