Ditën e sotme pritet që deputetët e Maqedonisë së Veriut të miratojnë pagën minimale prej 18 mijë denarësh të propozuar nga qeveria e Kovaçevskit.
Rritja mori dritën jeshile në mbledhjen e qeverisë në seancën e së martës.
Ky propozim është dorëzuar dje në Kuvend dhe kryeparlamentari e ka vendosur në rend dite të seancës së parë të caktuar për sot.
Ndërkohë opozita ka paralajmëruar amendamente, pasi siç thonë, ky ndryshim duhet të jetë në harmonizim me pagat e tjera në shtet, të cilat sipas tyre, me miratimin e këtyre ndryshimeve, nuk do të dallojnë nga pagat minimale./albeu.com/