Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mbajti fjalën e saj duke inkurajuar ligjvënësit që ta mbështesin propozimin francez.
Por sipas saj, nëse qëndrojnë në pritje për një ofertë më të mirë, ata janë në të drejten e tyre.
Deputetët e opozitës e shoqëruan këtë deklaratë të presidentes së KE-së me kontestime, por këto deklarata ajo i falenderoi për ”demostrim të një sjellje demokratike”.
“Nuk mund të ketë asnjë dyshim që gjuha maqedonase është e juaja dhe duhet të respektohet.” Ishte kjo deklarata që u shoqërua me duartrokitje dhe ovacione në kuvendin e RMV-së.
Po ashtu, presidentja e KE-së theksoi se propozimi francez respekton identitetin e maqedonasve.
Nuk mund të ketë asnjë dyshim që gjuha maqedonase është e juaja dhe duhet të respektohet. Nuk do të ketë ndonjë diskutim tjetër rreth kësaj nga Bashkimi Evropian. Propozimi respekton edhe identitetin tuaj kombëtar. Mund të mbështeteni te unë që të jeni të sigurt se procesi i integrimit do të bëhet sipas parimeve standarte. Keni treguar angazhim për të drejtat e të gjitha komuniteteve, apo pakice etnike. Interpretimi historik nuk është një lloj kushti për çështjen e hapjes së negociatave. Eshtë një çështje tjetër që mund të diskutohet edhe më vetë.”
Në përfundim të fjalës së saj, Ursula von der Leyen u bëri thirrje ligjvënësve që të “bëjnë gjënë e duhur për paqen dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut.”