Presidenti Meta viziton Shkupin, kë pritet të takojë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta do të vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Nga sot ai pritet të qëndrojë tre ditë atje për të zhvilluar një sërë takimesh me krerët e shtetit.

Gjatë vizitës, Meta do të takohet edhe me presidentin Stevo Pendarovski, konfirmuan nga Kabineti i shefit të shtetit.

Gjithashtu, presidenti Meta sonte në ora 21:30 është mysafir në ClickPlus në TV21 ku do të diskutohet për gjithçka rreth aktualitetit politik në rajon, në Shqipëri e Maqedoni!

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se për shkak të vizitës zyrtare të presidentit shqiptar Meta, nga sot deri të mërkurën do të merren masa për regjim të veçantë të qarkullimit rrugor në zonën e gjerë qendrore të Shkupit.

SPB Shkup apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që t’i binden urdhrave të policëve./albeu.com/


Shtuar 10.01.2022 12:08