Presidenti Meta takon familjarët e Arjan Salës

Arjan Sala është 32-vjeçari që humbi jetën për shkak se u bllokua nga zjarri që ra në magazinën e qendrës tregtare “Casa Italia”.

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ditën e sotme është takuar me familjarë të 32-vjeçarit Sala.

Trupi i pajetë i Arjanit u gjet mëngjesin e sotëm, pas 59 orësh që prej nisjes së zjarrit në magazine.

Ai kishte hyrë në katin e nëndheshëm për të shpëtuar punonjësit dhe për të ndihmuar të shuante flakët.

Shtuar 27.03.2021 11:03