Presidenti Meta pret Richard Grenell në zyrë, për çfarë u diskutua

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim në zyrën e tij ish-emisarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Lajmin Meta e bëri të ditur përmes një postimi në rrjete sociale, ku vlerëson angazhimin e Grenell për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të lidhura

None found

“Është gjithmonë kënaqësi të takosh Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time. Vlerësohet shumë angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, shkruan Meta./albeu.com/