Aksident i rëndë Korçë-Pogradec, makina përplas dy vajzat me biçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Pocestë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur dy vajza të cilat kanë qene duke udhëtuar me biçikletë.

Aktualisht vajzat ndodhen në spital por ende nuk bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore.

Ndëkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 09.11.2021, rreth orës 13:08, në fshatin Pocestë, Maliq, shtetasi G. Zh., duke drejtuar një mjet tip “Volkswagen”, ka përplasur dy të mitura, që po lëviznin me biçikletë në rrugë, të cilat u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 9.11.2021 13:31