Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta udhëtoi nga Elbasani për në Shijak, ku dha edhe një prononcim te shkurtër për mediat duke i bërë thirrje qytetarëve që të votojnë me qetësi, sipas bindjes së tyre.
META:
“I ftoj gjithë qytetarët e Shijakut të ruajnë qetësinë, në mënyrë demokratike, me mirëkuptim siç e ka në natyre populli i Shijakut.
Dhe t’ja zbardhim faqen Shijakut dhe gjithë Shqipërisë para Europës.
Me qetësi, të gjithë të bëjnë punën e tyre, të gjithë të votojnë sipas bindjes së tyre dhe sipas mendimit të tyre”, tha Presidenti Meta. /albeu.com/