Presidenti i Sporting Lisbonës: Një ditë Ronaldo do të kthehet

Frederico Varandas beson që pesë herë fituesi i Topit të Artë është i destinuar të kthehet në klubin e tij të parë, një ditë.

Cristiano Ronaldo mendohet që do të rikthehet në Sporting, derisa e ardhmja e tij në Juventus është e paqartë dhe Frederico Varandas mendon që rikthimi në shtëpi do të ndodh “një ditë”. Një gjë e tillë për pesë-herë fituesin e Topit të Artë nuk pritet që të ndodh këtë verë, me Jorge Mendes që thotë se nuk ka lajme të reja për momentin në këtë aspekt.

Megjithatë, Ronaldo po i afrohet vitit të fundit të kontratës së tij me Juventus, ai ka mbushur 36 vjet kurse ai është përfolur se është gati për sfida të reja.

I pyetur se a do të kthehet ndonjëherë Ronaldo në Lisbonë, presidenti i Sportingut Varandas ka thënë për Sic Noticias “Mendoj që ai do të luajë këtu një ditë”. “Cristiano ishte një ndër të parët që më dërgoj mesazh për të më uruar fitimin e kampionatit”.

“Tani, megjithatë, ai ka edhe një vit kontratë me Juven dhe e di që ai dëshiron një klub që garon në Ligën e Kampionëve. Natyrisht rikthimi i tij këtu varët krejtësisht nga ai; për shkak se ai është një lojtar i madh, Cristiano është edhe një tifoz i madh i Sportingut”.

Kur ishte larguar Ronaldo nga Sportingu?

Shpërthimin e parë më të mirin ai e pati në Atdhe ku shihej si sulmues taktik, me ish trajnerin legjendar të Manchester United, Sir Alex Ferguson që shumë shpejt e analizoi potencialin e tij. Arsenali ishte po ashtu i interesuar për të në atë kohë, por ai u transferua në Old Trafford në verën e vitit 2003.

Gjashtë vite kaloi te Djajtë e Kuq, ku Ronaldo fitoi tre tituj të Premier Ligës, një Ligë të Kampionëve dhe Topin e parë të Arët.

Më 2009 kaloi në Real Madrid për një transfer rekord duke u bërë hit në Spanjë. Ai shënoi 450 gola për Los Blancos në 438 ndeshje si dhe shumë çmime kontinentale dhe individuale. Juve e joshi Ronaldon për të shkuar në Itali më 2018 dhe ai u bë lojtari që shënoi më së shpejti 100 gola në një klub, por dështimi për ta fituar Ligën e Kampionëve ka bërë që të nxitën spekulimet për të ardhmen e tij të vlojnë.


Shtuar 23.05.2021 11:10