“Presidenti i ardhshëm do të jetë grua, Edi Rama e ka vendosur”! Kështu u shpreh në Çim Peka Live, deputeti i PD, Belind Këlliçi.
Ai tha se në qarqet e PS është pranuar që kandidatet për presidente të vendit janë Valdete Sala dhe Vali Bizhga, të cilat kanë mbështetjen e kryeministrit Edi Rama.
“Dihet tashmë që presidenti i ri do të jetë një femër. Në mos Valdete Sala, Vali Bizhga apo ndonjë zonjë tjetër. E pranojnë në të gjitha qarqet edhe vetë PS”, tha Këlliçi.