Presidenti Begaj takohet me ambasadoren Yuri Kim, çfarë diskutuan

Presidenti Bajram Begaj është takuar ditën e sotme me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Begaj me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se diskutuan për ështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.
Postimi i Begajt:
“Ditën e sotme pata kënaqësinë të pres në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh.S. Znj. Yuri Kim.
Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.
Përsa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët”, shkruan Begaj në një postim në Facebook./albeu.com


Shtuar 29.09.2022 13:42