Presidentja hungareze flet në kuvendin e Shqipërisë: Mbështesim integrimin në BE

Presidentja hungareze Katalin Novak mbajti një fjalim në kuvendin e Shqipërisë.

Novak vizitoi sot Tiranën me ftesë të presidentit, Bajram Begaj. Presidentja hungareze tha në kuvendin e Shqipërisë se do të punojë për marrdhëniet diplomatike midis dy vendeve, ndersa theksoi se Shqipëria dhe Hungaria janë dy vende që e kuptojnë njëra-tjetrën.

Ajo listoi gjithashtu sfidat me të cilat po përballet BE-ja, , siç është lufta në Ukrainë si edhe situata në Ballkanin Perëndimor.

Presidentja hungareze foli ndër të tjera për situatën në veri të Kosovës. Ajo tha se në Kosovë ka 400 ushtarë hungarezë, 20 prej tyre janë lënduar. Si rrjedhojë ajo tha që është e nevojshme që ballkani të integrohet në BE. Ajo tha se Shqipëria duhet të futet në BE.

Novak: Nuk jam vetëm grua por nënë e 3 fëëmijëve. Jam falenderuese për zotin që kam pasur mundësinë tre herë të jap jetë. Vizita në Tiranë është rëndësishme, do përiqem të bëj sa më shumë për marrdhënien e dy vendeve. Kemi një marrëdhënie historike të gjatë. Ne e kuptojmë njëri tjetrin. Nukm a punë më të mirë se të jesh përfaqëues i votuesve. Evropa është në rrezik, ka vështirësi, të cilat prej kohësh nuk u përball. Në radhë të parë lufta në Ukrainë , BP stabilteti dhe rëndësia dhe sfidat demokgrafike që duhet të përballemi me forcë. Në Kosovë kemi ushtratë hungarezë, mb1 400 ushtarët të KFOR, nga ata janë lënduar 20 , shumica janë në spital. Duam të shmangim agresionin. Jamë e bindur se stabilitetit i BP, çelësi është integrimi Europian.

/albeu.com/