“Pres drejtësi”, ish-ministri i Financave del nga SPAK: Jam i gatshëm të paraqitem për të treguar të vërtetën

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka folur për mediat pasi doli nga SPAK, ku u paraqit për një çështje për të cilën gjykoi se nuk mund të jepte detaje për shkak të sekreteve hetimore.

Cani tha se ende nuk është thirrur nga SPAK që të dëshmojë për çështjen e inceneratorëve, ndërsa shtoi se pret që të jepet drejtësi.

“Shkresa ka dalë, është publikuar. Nënshkruaj të gjitha letrat… Nuk ka rëndësi që çfarë them unë, kur është e shkruar. Se çfarë kam shkruajtur, e lexuat shumë mirë. Me gojë s’kam ça përsëris.

 

 

Pyesni SPAK kur ka ndërmend të më thërrasë dhe a do më thërrasë. Në jetën time kam kaluar kaq shumë, sa që nuk më suprizon asgjë. Jam i gatshëm që të paraqitem për të treguar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Pres drejtësi. ligj, drejtësi rregull”, tha Cani. /albeu,com


Shtuar 30.01.2023 11:48