Preku zemrat në mbarë botën, momenti kur babai ukrainas ndahet me të bijën bëhet viral(VIDEO)

Pamje mallëngjyese po bëjnë xhiron e internetit dhe na kujtojnë vuajtjet e njerëzve nën hijen e luftës. Mëngjesi i djeshëm zbardhi një ditë ndryshe për planetin me lajmin e pushtimit të forcave ruse në Ukrainë duke i shokuar të gjithë.

Tridhjetë orë më vonë, trupat e Putinit rrethuan Kievin dhe ai i bëri thirrje qeverisë ukrainase për të negociuar. Njerëzit në zonat e goditura nga sulmi po jetojnë momente makthi me familjet e ndara teksa tentohet që në fazën e parë të dërgohen gra dhe fëmijë në vende më të sigurta.

Të lidhura

None found

Ndarja është e vështirë dhe kamerat kanë regjistruar shumë “lamtumira” që dhembin. Njëra prej tyre ka prekur veçanërisht përdoruesit e rrjeteve sociale dhe është bërë virale kudo.

Kjo është një video, ku tregohen momentet mallëngjyese ku një baba i thotë lamtumirën vajzës së tij pak para se ta hipë në autobusin që do ta largojë. Dhimbja është e padurueshme dhe emocionet vërshojnë. Askush nuk mund ta imagjinojë se si ndihet ky burrë në momentin që përqafon vajzën e tij dhe e shikon atë, ndoshta për herë të fundit.

Kjo luftë në vitin 2022, është konsideruar edhe një faqe e zezë në historinë e Europës moderne.


Shtuar më 25.02.2022 14:32

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş