Prekëse: Zonja e moshuar ia falë bukën që kishte përgatitur për vete Emina Çunmulajt, pas vizitës që modelja i bëri në shtëpi (VIDEO)

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj po vazhdon angazhimin e saj humanitar në Shqipëri, duke shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë në disa zona të vendit.

E njohur për përkushtimin e saj ndaj kauzave sociale, ajo ka zgjedhur që këto ditë t’i kalojë pranë njerëzve që kanë më shumë nevojë për mbështetje.

Të lidhura

None found

Një nga momentet më prekëse të këtij aksioni ndodhi në fshatin Drisht, ku pasi dhuroi ndihma në shtëpinë e një zonje të moshuar, u përball me një gjest që e emocionoi thellë. Pasi mori pakot ushqimore, e moshuara këmbënguli që t’i dhuronte modeles bukën e shtëpisë që kishte përgatitur për vete.

Teksa zonja nisi t’ia mbështillte bukën për ta marrë me vete, Emina i tha me përulësi: “Jo për t’plumbin Zot, t’kam bo be”, por gjyshja vazhdoi të insistonte me zemërgjerësi.

Momenti u nda edhe nga Mirsad Basha, i cili po e shoqëron Çunmulajn në këtë nismë humanitare. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkroi: “Sot me @eminacunmulaj duke dhuruar pako ushqimore për familje në nevojë, gjen shpesh si kjo gjyshe në fshatin Drisht që e kanë shpirtin e pasur me mirësi. Shkon t’u dhurosh pako me ushqime dhe ato ta falin zemrën dhe bukën që kanë përgatitur për vete. Nanat Shqiptare”.

Ky episod u kthye në një simbol të bujarisë dhe shpirtit të madh të njerëzve të thjeshtë, duke dëshmuar se edhe ata që kanë pak, dinë të japin shumë. Për Eminën, ky aksion nuk është thjesht një ndihmë materiale, por një mënyrë për të qëndruar pranë njerëzve dhe për të ndarë humanizëm në forma nga më të ndryshmet


Shtuar më 26.02.2026 18:16

grandpashabet güncel adresBursa Escortgrandpashabet güncel adresjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet resmi adresdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetmarsbahisgrandpashabet resmi girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetgrandpashabet güncelgrandpashabet resmi girişgrandpashabet girişjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabet güncel girişgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurance4115 marsbahisjojobet girişjojobetjojobet4115 marsbahistaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet girişjojobet güncel girişthe luxe casino