Prej 8 vitesh në Siri, thirrja dëshpëruese e Elona Shulit: Dua të kthehem në Shqipëri

Elona Shuli, e reja nga Pogradeci, e cila ndodhet që prej 8 vitesh në kampin Al-Howl në Siri, kërkon që të kthehet në Shqipëri. Ora News shkruan se ka siguruar një audio-mesazh, ku Shuli dëgjohet të thotë se askush nga Shqipëria nuk ka shkuar që të marrë atë dhe familjen e saj.

“Nëse Shqipëria do të na marrë, vjen dhe na merr. Nuk ka asnjë njeri nga Shqipëria që ka ardhur për të na marrë nga Siria. Nuk e kanë idenë se çfarë ndodh me ne,”- shpehet ajo.

Elona Shuli ndodhet në Siri me nënën e saj, fëmijën të cilin e lindi atje dhe tre motrat dhe vëllezërit. Në Shqipëri, ditën e sotme kanë ardhur në Shqipëri 14 fëmijë dhe 5 gra shqiptarë nga kampi “Al Howl” në Siri. Kryeministri Edi Rama foli për dy persona që po mbahen peng.


Shtuar 1.08.2021 18:51