Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë në Itali, pas 10 ditësh në koma pasi u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik.
Stiliano Filipi, 29-vjeç, po udhëtonte me motor në Dervio, kur u përplas me një furgon.
Ai mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me helikopter në spitalin e Varese-s.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, mjekët i dhanë pak shpresa familjarëve.
Megjithatë, gjatë gjithë këtyre ditëve, prindërit, miqtë e të njohurit të të riut nuk e humbën shpresën dhe u lutën që Stiliano t’ia dilte, por fatkeqësisht këtë të hënë 29-vjeçari ndërroi jetë. /albeu.com/