P*rdhunoi dhe la shtatzënë fqinjën me probleme mendore, 8 vite burg për Eduard Bushin

Gjykata e Lushnjës ka vendosur 8 vite burg për Eduard Bushi, i cili një vit më parë përdhunoi dhe la shtatzënë, fqinjën e tij me probleme të shëndetit mendo.

Bushi u dënua me 12 vite burg nga Gjykata e Lushnjës, por me gjykim të shkurtuar do ta kryej dënimin e tij për 8 vite, për veprën penale “marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur.”

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur vitin e shkuar në fshatin Ardenicë të Lushnjës. Më pas Bushi u arrestua në qershor të 2020 ndërsa fëmija që lindi nga përdhunimi është në jetimore pasi, nëna nuk ka mundësi ta mbajë vetë për shkak të gjendjes shëndetësore.

56-vjeçari u arrestua pas një denoncimi të bërë nga familjarët e së resë. Vëllai i saj njoftoi policinë, pasi pa që në trupin e së motrës po ndodhin ndryshime. Ajo vetë nuk ishte në gjendje të tregonte se çfarë i kishte ndodhur. 


Shtuar 26.03.2021 11:24