Prapaskenat e merkatos, Zakaria ishte pranë Liverpool para se të kalonte te Chelsea

Chelsea bëri një transferim të rëndësishëm në repartin e mesfushës, pasi transferoi zvicerianin Zakaria nga Juventus.

Sipas “Calciomercato.com”, Denis zakaria ishte afër Liverpool-it përpara se të përfundonte te Chelsea. Klopp kishte kërkuar një mesfushor për shkak të dëmtimeve të shumta në repart dhe kishte bërë një anketë për zvicerianin, duke mos gjetur një marrëveshje ekonomike.

Për këtë arsye, të kuqtë u drejtuan më pas te Arthur dhe Zakaria përfundoi te Chelsea./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.09.2022 09:58