Një shofere e re e cila po praktikonte makinën brenda varrezave përfundoi duke u përplasur me 8 gurë varresh.
Ngjarja ndodhi në varrezat e Wyoming në Melrose, Massachusetts, rreth orës 14:30 të së shtunës më 16 prill.
Shoferja ishte një grua 53-vjeçare e cila kishte marrë së fundmi patentën e saj.
Një i afërm po e ndihmonte me praktikën.
Fatmirësisht shoferja dhe shoqëruese i saj nuk pësuan lëndime.
Departamenti i Policisë së Melrose tha në një deklaratë: Nga hetimi paraprak rezulton se gruaja ka humbur kontrollin e mjetit, duke shkaktuar goditjen në gurët e lapidarit.
Policia megjithatë po heton përplasjen.