Pozon me barkun e rrumbullakosur, moderatorja shqiptare: S’kam qenë kurrë më e bukur (FOTO LAJM)

Xhesi Muçaj do të bëhet nënë për herë të parë. Moderatorja e njohur e ka zbuluar vetë lajmin e pritjes së ëmbël duke postuar një foto në llogarinë e saj, së bashku me partnerin të cilin e zbuloi me gjasa kur ka mësuar lajmin e ëmbël.

Së fundmi ajo ka publikuar foto me barkun e rrumbullakosur dhe duket më e lumtur se kurrë më parë.

“S’kam qenë ndonjëherë më e bukur”, shkruan Xhesi.

Për një periudhë kohe, Xhesi Muçaj moderoi programin e përditshëm “Daily Love Story” në Tv Klan, pas disa programeve të mëparshme televizive, por, siç ka treguar vetë ajo, iu desh ta linte për shkak të Covid-it dhe ndarjes nga jeta të një familjari.


Shtuar 29.03.2021 12:04