Porositi vrasjen e bashkëshortes, Naim Murseli hyn në gjykatë fshehurazi nga mediat

Naim Murseli ka hyrë në gjykatë fshehurazi nga mediat, pasi sot mbahet seanca dëgjimore ndaj tij.

Murseli, i cili porositi vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridon Ademaj, ka hyrë në Gjykatën Themelore të Prishtinës nga një hyrje tjetër dhe larg mediave.

Ndërkohë, ende nuk ka informata nëse janë në gjykatë apo do të sillen edhe dy të dyshuarit tjerë, dorasi Granit Plavës dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së.

Seanca është paraparë të nisë në orën 09:30. Aty ka arritur edhe vëllai i Liridona Ademjajt, Leonardi.


Shtuar 3.12.2023 10:55