Polonia do të trajnojë ushtarët ukrainas për përdorimin e tankeve Leopard

Ministri polak i mbrojtjes Mariusz Blaszczak ka thënë se Polonia së shpejti do të fillojë trajnimin e trupave ukrainase për përdorimin e tankeve Leopard.

Polonia planifikon të dërgojë 14 nga tanket e saj të rënda luftarake Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë dhe ka filluar procesin e trajnimit për t’u mundësuar ushtarëve ukrainas t’i operojnë ato.

“Faza e parë e transferimit të tankeve në Ukrainë është trajnimi i ushtarëve ukrainas. Polonia tashmë ka nisur punën për këtë trajnim. Ushtarët ukrainas janë përzgjedhur”, shkroi ministria polake e mbrojtjes në Twitter.

“Për një kohë të shkurtër, ushtarët ukrainas do të stërviten për tanket Leopard”, tha Blaszczak pas një takimi në Kiev me homologun e tij ukrainas, Oleksii Reznikov. /albeu.com


Shtuar 3.02.2023 17:39