Polonia do të dërgojë 10 tanke Leopard 2 në Ukrainë këtë javë

Mariusz Blaszczak, ministri polak i mbrojtjes, ka konfirmuar se një pjesë e vogël e tankeve luftarake do t’i dorëzohen Ukrainës në ditët në vijim.

Bëhet fjalë për 10 tanke të mbetura nga 14 Leopard 2 të prodhimit gjerman që kishte premtuar Polonia.

“Katër tanke janë tashmë në Ukrainë, 10 të tjerë do të shkojnë në Ukrainë këtë javë”, tha Blaszczak.

Polonia premtoi gjithashtu në janar të dërgonte 60 tanke shtesë në Ukrainë.

Mbi 300 tanke i janë premtuar Ukrainës nga aleatët perëndimorë në total.

Ukraina u kishte kërkuar fuqive globale që të siguronin automjetet për muaj të tërë, përpara se të kthente vëmendjen te avionët F-16. /albeu.com


Shtuar 7.03.2023 13:27