Policja 21-vjeçare vetëvritet me armën e shërbimit, arrestohet i dashuri: Fshiu sms në telefon

TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar të dashurin e polices 21 vjeçare që u vetëvra mbrëmjen e djeshme në banesën e saj.

Mësohet se I dashuri akuzohet për pengim të zbulimit të vërtetës. Burimet bëjnë me dije se ai fshiu mesazhet në telefon me policen, dje e telefonoi disa herë, por nuk iu përgjigj” informon gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Sokol Dema.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.27 të 24 majit 2024. Aldorjana Loshi, e cila shërbente në Komisariatin e Policisë nr.5 është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj në banesën në rrugën ‘Ali Demi’.


Shtuar 25.05.2024 10:50