Policia zbulon parcelën me “bar”, arrestohen 2 shqiptarë

Një parcelë me 467 rrënjë kanabisi është zbuluar nga policia greke ditën e sotme.

Njoftohet se parcela kultivohet dhe mirëmbahet nag dy shqiptarë të moshës 40 dhe 44 vjeç.

Shtetasit shqiptarë janë arrestuar në flagrancëmëngjesin e sotmëm pas një kërkimi dhe hetimi disa mujor.

Protothema.gr shkruan se plantacioni përbëhej nga 2 zona të projektuara posaçërisht, të cilat ishin rrethuar me bimësi natyrore për të siguruar mbulim për kultivuesit e drogës.

Nga plantacionit u sekuestruan:

-automjeti i përdorur nga autorët për të mbërritur atje,
-zorrë për ujitje, 300 metra e gjatë,
-kanaçe për ujitje, bidon për ujitje dhe kovë plastike me ujë gjithashtu
-(2) qese plastike, të cilat përmbanin pleh kimik.

Autorëve iu gjetën dhe u konfiskuan një thikë dhe dy celularë.

Raportohet se përfitimi i synuar për autorët nga kultivimi i fidanëve, vjelja dhe trafikimi i kanabisit, do të arrinte shifrën e 500 mijë eurove.

Ndaj njërit prej të arrestuarve ishin në pritje dy urdhër-arreste, për shkelje të legjislacionit për drogën dhe një dënim për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje./albeu.com


Shtuar 26.07.2022 11:23