Anëtarë të një bande të rinjësh, arrestohet 18-vjeçari shqiptar në Itali bashkë me të dhe një rumun

Karabinierët e Nucleo Operativo të Firences arrestuan një 25 -vjeçar rumun dhe një shqiptar 18-vjeçar, dy anëtarët e fundit të një “bande foshnjash” që sulmuan me shkelma dhe grushta më 4 gusht një turist francez 18-vjeçar në Piazza Duomo. Lanazione shkruan se arrestimi i dy të rinjve u bë natën mes 2 dhe 3 tetorit pas një propozimi të zv.prokurores së Republikës Ester Nocera, e ngarkuar me hetimet. Dy bashkëpunëtorët e tjerë u identifikuan natën e 5 gushtit kur u arrestua një 18- vjeçar shqiptar dhe u denoncua një bashkatdhetar i tij 17-vjeçar.

Ky i fundit u vendos në një ambient pritjeje, ndërsa tre të rriturit, tashmë të njohur për policinë, u dërguan në burgun Sollicciano. Hetimet për grupin janë ende në vijim dhe përgjegjësia e tyre do të përcaktohet gjatë gjykimit, ku nuk përjashtohen zhvillimet në favor të tyre.


Shtuar 4.10.2022 08:51