Uniformat blu, kanë dhënë detaje në lidhje me konfliktin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Berat.
Dy vëllezër dhe një 16-vjeçar, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta një 17-vjeçar.
Sipas policisë, 17-vjeçari punonte në një piceri.
Gjatë natës, në lagjen “22 Tetori”, Berat, pranë një picerie, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit R. Q., 16-vjeç G. Q., 16-vjeç, (vëllezër) dhe I.B., 16-vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin B. D., 17-vjeç, i cili punonte në këtë piceri.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit R. Q,. G. Q dhe I.B., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, në praninë e psikologut dhe prindërve të tyre.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.