Sot rreth orës 15:00 është vrarë një person në fshatin Gushtericë të Komunës së Graqanicës, shkruan Gazeta Express.
Rastin për Express e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se i dyshuari është zyrtar policor.
Me rastin është duke u marrë edhe IPK-ja.
Ndërkaq, vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes.
“Prishtinë, 7 maj 2022 – Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë ajo për Express.