Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, shtetasin P. A., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e OSHEE-së, në banesës e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin V. L., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com