Policia kontrolle “blic” në Mirditë, në pranga 19-vjeçari i cili kishte fshehur automatikun në sendiljen e makinës

 

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Mirditë, pasi kishte fshehur në sendiljen e makinës së tij një armë zjarri tip “automatik” dhe një krehër me fishekë të cilat u sekuestruan.

Shtetasi D.Gj, banues në Mirditë, u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Mirditë / Kontrolle “blic”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, me vete apo në ambiente të ndryshme.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”.

Kapet me armë zjarri automatik të fshehur nën sediljen e automjetit që drejtonte, vihet në pranga 19-vjeçari dhe sekuestrohet arma e zjarrit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve intensive “blic” ndaj shtetasve dhe në ambiente të ndryshme, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ndaluar në kuadër të operacionit policor “Befasia” në fshatin Lëkundë, Mirditë, automjetin me drejtues shtetasin D. Gj. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehur poshtë sediljes, një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë në të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Gj., 19 vjeç, banues në Mirditë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë?️?

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit??

#nëshërbimtëqytetarëve?️??️/albeu.com