Policia jep detaje nga aksidenti në Elbasan, mes të plagosurve një fëmijë

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi sot në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Si  pasojë  e përplasjes është lënduar drejtuesi i mjetit “Benz” dhe një fëmijë i cili ishte pasagjer në mjetin tip “Audi”, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji,  mjeti tip “Benz” , me drejtues shtetasin E.K., 62 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip “Toyota ” me drejtues shtetasin Sh.B., 36 vjeç, banues në Elbasan dhe me mjetin tip  “Audi” me drejtues shtetasin J.Sh., 43 vjeç, banues në Elbasan.

Si  pasojë  e përplasjes është lënduar drejtuesi i mjetit “Benz” dhe një fëmijë i cili ishte pasagjer në mjetin tip “Audi”, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /albeu.com

 


Shtuar 19.06.2021 16:12